Objektet gastronomike do të punojnë deri në orën 21:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave

Në seancën e sotme, qeveria miratoi masa të reja për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Orari i punës së objekteve gastronomike shkurtohet deri në orën 21, me përjashtim të shpërndarjes dhe shitjes së ushqimit përmes sporteleve të restoranteve. Sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, ekzekutivi njoftoi se ky vendim vlen edhe për objektet gastronomike nëpër pikat e karburantit, por përjashtohen restorantet në Aeroportet TAV në Shkup dhe Ohër.

Qeveria gjithashtu miratoi vendimin për të ndaluar grupimin e më shumë se katër personave në hapësirat publike pas orës 21 si dhe rekomandimin që të mos lëvizin pas kësaj ore pa nevojë.

 “Sot, Qeveria miratoi edhe një rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut që pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësirat publike nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të patjetërsueshme- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Masat e reja nga autoritetet shëndetësore u cilësua si një hap para masave restriktive si ora policore apo karantina. Ashpërsimi i masave ishte paralajmëruar edhe më herët nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sërish ka bërë thirrje për respektimin e protokolleve, si mundësi e vetme për mbrojtje nga sëmundja covid-19. Edhe kreu i KSI Zharko Karaxhovski ka thënë se në rast të përkeqësimit të gjendjes mund të miratohet masa edhe më të ashpra, para së gjithash në punën e objekteve gastronomike, si restoranteve, bareve por edhe kufizimin e manifestimeve kulturore.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button