Zaharieva do t’i propozojë Borisovit dhe Zaevit të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar për Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva njoftoi se do t’u propozojë dy kryeministrave Borisov dhe Zaev që të mbledhin një Komision Ndërqeveritar për Zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, i cili nuk është mbledhur për gati një vit e gjysmë, megjithëse ndërkohë, siç vuri në dukje ajo, shumë pyetje janë grumbulluar.

Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare u bëri thirrje përsëri autoriteteve të vendit ta respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe t’i shqyrtojnë vërejtjet bullgare.

“Ne kemi vërejtje jo vetëm për historinë, por edhe për ecurinë e projekteve të infrastrukturës, siç është Korridori 8. Gjithkush që udhëton e sheh gjendjen e lidhjes midis dy vendeve. Ne e kemi pritur për një vit e gjysmë programin për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit, të cilin e kemi dërguar, por ende nuk kemi përgjigje nga ata. Përparim është bërë vetëm në fushën e turizmit, por kjo ishte para pandemisë së koronavirusit. Sidoqoftë, ky përparim nuk është aspak i mjaftueshëm”, deklaroi Zaharieva para Samitit të sotëm të Ballkanit Perëndimor të Procesit të Berlinit në Sofje, i cili do të bashkëkryesohet nga Kryeministrat Borisov dhe Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button