Zaharieva flet për bllokadë të qartë, Osmani për zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë

Bullgaria mbetet e prerë se do të bllokojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE-në nëse nuk pranon se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe homologun gjerman  pas takimit të ministrave të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, tha se Bullgaria është e gatshme të mbajë barrën e bllokimit por, përgjegjësia do të bjerë edhe mbi politikanët në Maqedoninë e Veriut.

 Qëndrimi jonë nuk ndryshon me vite, dhe kjo mua më habit që juve kjo u duket diçka e re. Po do të mbajmë përgjegjësinë tonë, ne jemi të mësuar të mbajmë përgjegjësi. Por shumë do të doja që edhe kolegët në Shkup ta kenë përgjegjësinë e tyre dhe ta mbajnë për shkak se kemi kryesim të gjerman me BE-në për momentin dhe Gjermania është një nga vendet themeluese. Duhet këtë ta theksoj se nuk ka shumë të tillë që e mbështesin zgjerimin, posaçërisht për vendet e Ballkanit. Dhe këtë mundësi mendoj se Shkupi nuk duhet ta lëshojë- deklaroi Ekaterina Zaharieva, MPJ Bullgari.

 Pavarësisht qëndrimeve të prera të Zaharievës, ministri Osmani flet për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë.

 “Të vazhdojmë të respektojmë Marrëveshjen dhe instrumentet e Marrëveshjes të cilat qartë parashikojnë se Historia do tu lihet historianëve, akademikëve dhe ata do të vazhdojnë të gjejnë pika të përbashkëta që do të na bashkojnë, e që më pas do të na sigurojnë ardhmëri të përbashkët për gjithë qytetarët e rajonit- deklaroi Bujar Osmani, MPJ RMV.

 

Ndërsa ministri gjerman i punëve të jashtëm, Hajko Mas tha se do të bëjnë përpjekje deri në momentin e fundit, që mes dy fqinjëve të ketë marrëveshje.

 “Kjo është një parakusht për mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare dhe do të vazhdojmë të punojmë, në pajtueshmëri me kërkesat e të dy palëve- tha Hajko Mas, MPJ Gjermani

 Nga ana tjetër gazetari austriak Kristijan Ferdinand e ka publikuar non-pejperin i cili është nënshkruar në takimin në Berlin mes ministrave Osmani, Dimitrov dhe Zaharieva. Në këtë dokument shkruhet se Bullgaria do ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë dhe do të pajtohet me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Por Maqedonia para shteteve anëtare të unionit dhe para institucioneve evropiane zyrtarisht do të deklarojë se emri i shkurtër Maqedonia e Veriut ka të bëjë vetëm me etnitetin politik “Republika e Maqedonisë së Veriut. Në non-pejper shkruhet po ashtu se në Berlin është arritur marrëveshje se Bullgaria e mban të drejtën që në Deklaratën unilaterale e cila do të jetë aneks i kornizës negociuese, të publikojë se gjuhën maqedonase e nënkupton si gjuhë maqedonase në suaza të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Por edhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme zyrtarisht të deklarojë se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button