Zbulohen pamjet mahnitëse të Jupiterit

Zbulohen pamjet mahnitëse të Jupiterit

Imazhet e rralla që ofrojnë një vështrim të paprecedentë të Jupiterit, janë realizuar nga teleskopi hapësinor më i madh dhe më i Fuqishëm, James Webb. Fotot tregojnë aurorat, stuhitë gjigande, hënat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si të pabesueshme. Imazhet me rreze infra të kuqe janë ngjyrosur artificialisht për t’i bërë dukuritë më të dallueshme. Teleskopi hapësinor James Web është pjese e një mision ndërkombëtar të drejtuar nga NASA me partnerët e Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe asaj Kanadeze. Teleskopi u lëshua në dhjetor të 2021-shit, dhe aktualisht gjendet i pozicionuar 1,6 milionë kilometra nga toka. I konsideruar si pasardhës i teleskopit të famshëm Hubble, ai pritet të jete një forcë dominuese e zbulimeve për të paktën 20 vitet e ardhshme./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button