Zelensky: Putin nuk ka gjasa të përdorë armë bërthamore sepse ka frikë nga vdekja

Zelensky: Putin nuk ka gjasa të përdorë armë bërthamore sepse ka frikë nga vdekja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy shprehet i bindur se Putin nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Në një intervistë me prezantuesin amerikan David Letterman, Zelensky shpjegoi: “E pashë atë dhe pashë dëshirën e tij për të jetuar – ai e do shumë jetën“, raporton Sky News.

“Ai madje ulet në një tavolinë të gjatë, pasi ka frikë se mos preket nga COVID ose diçka tjetër,” tha ai, duke iu referuar takimeve të famshme të Putinit me zyrtarët ku ata janë ulur në skajet e kundërta të tavolinave tepër të gjata. “Unë nuk jam i sigurt nëse ai është gati të përdorë armë bërthamore.

Sepse ai e kupton se nëse e bën këtë, çdo vend mund të lëvizë më pas kundër tij personalisht.” Ndërkohë, presidenti rus ka paralajmëruar se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet dhe ka thënë se do të mbrojë territorin rus me të gjitha mjetet e nevojshme.

LEXO EDHE:

Back to top button