Zemaj: Mbyllja e serishme do të ishte fatale për Kosovën

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemajt thotë se mbyllja e serishme e vendit  është opsioni i fundit. Ai ka bërë thirrje për respektim të masave që janë vendosur nga institucionet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Megjithëse Zemaj ka theksuar se mbyllja do të ishte fatale për të gjithë, mirëpo në rast se paraqitet nevoja, Zemaj thotë se atëherë sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit antiCOVID do të ndërmarrë masat e nevojshme.

“Ndërsa sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit antiCOVID nëse është e nevojshme, unë do të marr masa të kufizuara, të mbylljes, qoftë në objekte, lokacione, qytete, lagje, aty ku e shohim dhe kemi informacione që po shpërndahet infeksioni. Në politikën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në atë që unë e kam përfaqësuar që nga fillimi mbyllja ka qenë gjithmonë opsioni i fundit. Për këtë arsye po iu bëjmë thirrje qytetarëve, bizneseve, mediave, të gjithëve, institucioneve publike dhe qendrore që t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë masat sepse mbyllja do të ishte fatale për të gjithë neve. Do të thotë ta bëjmë të pamundurën në menaxhimin e kësaj situate që mos të kemi mbyllje, apo mbyllje klasike siç quhet. Ndërsa sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit antiCOVID nëse është e nevojshme, unë do të marr masa të kufizuara, të mbylljes, qoftë në objekte, lokacione, qytete, lagje, aty ku e shohim dhe kemi informacione që po shpërndahet infeksioni”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj thotë se rritje e numrit të rasteve është e lehtë, por është e kushtueshme për vendin nëse vazhdohet që të mos repsektohen masat ndaj Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button