Zemaj: Sot ka rënie të rasteve me COVID-19, po nuk duhet të lirohemi


Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve me Covdi-19, masat restriktive në vend nuk pritet të largohen, përkundër kërkesës së sotme të gastronomeve për zgjatje të orarit të punës deri pas mesnate.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj theksoi se primare është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ndërkohë bëri të ditur se vendi po shkon drejtë një përmirësimi cilësor sa i përket koronavirusit.

“Jemi në vlerësim të situatës epidemiologjike. Ju lutem të na mirëkuptoni edhe ju dhe të gjithë të tjerët. Numri i rënies së rasteve sot mund të themi kushtimisht se numrin më të lartë të rënies së rasteve. Po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor. Por kjo nuk duhet të na jep komoditetin të lirohemi dhe kalojmë në nivel tjetër… pavarësisht presionit apo interesave që janë edhe të domosdoshme t’i quajmë të afaristëve, gastronomisë dhe sportistëve e të gjithë të tjerëve. Për mua dhe MSH e rëndësishme është ruajtja e shëndetin dhe jetës së njerëzve”, tha Zemaj.

LEXO EDHE:

Back to top button