Zgjedhjet në Shtip e Pllasnicë, opozita bojkoton

Alija Jahoski, vëllai i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, ka hyrë në garë si pasardhës e tij në krye të Plasnicës. Përveç BDI-së, kandidaturën brenda afatit ligjor deri në mesnatë dorëzoi edhe partia Lëvizja për Bashkimin Kombëtar të Turqve, kandidati i së cilës është Ramazan Serifoski, konfirmuan për Alsat nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Nga ana tjetër, në Shtip, ku kryetari Blagoja Boçvarski u bë ministër i transportit dhe lidhjeve, ka pesë kandidatë: Deputeti dhe kardiologu Sasko Nikollov nga radhët e LSDM-së, kandidati i pavarur Trajce Mitev, Goce Angelov nga koalicioni i ri “E ardhmja në duart tona”, Lazar Naumov nga TMRO, ndërsa Integra e kandidon Simon Polikarp Xhimin, i lindur në Nigeri, i cili me dekada jeton në Shtip. VMRO-DPMNE-ja dhe opozita shqiptare kanë vendosur që t’i bojkotojnë zgjedhjet. Sipas partisë së Mickoski, është çmenduri të votosh në një kohë kur thyhen rekorde të personave të infektuar dhe vdekur nga koronavirusi. Nga ana tjetër, LSDM-ja siguron që zgjedhjet do të mbahen në përputhje me protokollet shëndetësore që u aplikuan në zgjedhjet parlamentare në korrik të këtij viti.

- Advertisment -

“VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë shumë kontradiktorë, sepse kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare kurse ikin nga zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Shtipit, me arsyetimin se nuk janë të sigurt. Do të kemi proces plotësisht të sigurt nga pikëpamja shëndetësore”.

Dimçe Arsovski- zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Kërkojmë qeveri ekspertësh për shpëtimin kombëtar. Zgjedhjet mund të mbahen kur të krijohen kushtet kurse ajo qeveri eksperte mundet të përbëhet nga njerëz që dinë dhe munden, të jetë Qeveri për shpëtimin kombëtar, por kjo nuk e përfshin Zoran Zaev”.

Zgjedhjet e parakohshme lokale në Pllasnicë dhe Shtip janë caktuar për më 13 dhjetor. Mandati i kryetarëve të ri do të zgjasë deri në tetorin e ardhshëm, kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button