Zhduket një trevjeçar në Durrës, arrestohet gjyshi i tij, ndërkaq gjyshja është në kërkim

Zhduket një trevjeçar në Durrës, arrestohet gjyshi i tij, ndërkaq gjyshja është në kërkim

Një fëmijë trevjeçar në Durrës është raportuar si i zhdukur, ku ka qenë nëna e të miturit që e ka denoncuar rastin në polici, duke thënë se trevjeçai është marrë nga gjyshërit katër ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Bëhet e ditur se një vit më parë trevjeçari kishte humbur të atin në një aksident trafiku dhe jetonte me të ëmën, shkruan Euronews.al.

Gjyshi i tij 58-vjeçarështë arrestuar, ndërsa gjyshja e tij është shpallur në kërkim.

Fillimisht gjyshi i trevjeçarit ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës, tek disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur pas disa kontrolleve dhe më pas 58-vjeçari ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë.

Dyshohet që fëmija të jetë larguar jashtë vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button