Ziberi: Faktori ndërkombëtar ka qenë gjithmonë i mbyllur kur flitet për palën serbe

Abedin Ziberi, ish-pjesëtar i UÇK-së, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat për debatin mbi ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Hagë, tha se faktori ndërkombëtar ka qenë gjithmonë i mbyllur kur flitet për pëlën serbe, ai tha se është e papranueshme që Serbia sot të marrë rolin e viktimës, ndërsa shqiptarët të shpallen kriminel. Ai tha se në Serbi nuk ka asnjë të humbur ose të vrarë që nuk ka një varr, atëherë si mund të fajësohen shqiptarët për krime lufte.

Ky është një moment shumë i rëndë, sidomos për ata që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së. Duke filluar që nga shekulli i kaluar, serbët gjithmonë kanë bërë masakra dhe gjerat më të fëlliqta që ekzistojnë në botë, prandaj faktori ndërkombëtar ka qenë i mbyllur kur flitet për palën serbe. Po ashtu vazhdoj edhe shekulli që jemi tash duke menduar se pak kanën dyshuar rrethanat duke menduar se faktori evropian pak ka ndryshuar. Nuk është e drejtë që Serbia me krimet që ka bërë të marri rolin e viktimës, ndërsa ne vet viktima të shpallemi kriminel lufte, kjo është e pafalshme- tha Ziberi.

LEXO EDHE:

Back to top button