Zjarri në “Dekorteks” në Radovish shuhet pas mbi 6 orësh betejë
Është fikur zjarri masiv që mbrëmë shpërtheu në një objekt të ish fabrikës së tekstit “Dekorteks” në Radovish. Zjarri që kishte shpërthyer në hapësirën e magazinave, për shkak materialeve lehtësisht të djegshme, ishte shpërndarë edhe te pjesa e zinxhirit prodhues, ndërsa kishte përfshirë edhe disa makineri.
Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Radovish i janë dashur më shumë se gjashtë orë, që me tërë kapacitetet dhe me ndihmën e zjarrfikësve nga Strumica, ta vënë zjarrin nën kontroll.
Në dramën e mbrëmshme, fatmirësisht nuk ka persona me lëndime serioze, ndërsa sipas raportimeve mediatike ka pasur disa zjarrfikës që kanë thithur tym dhe kanë marrë djegie të lehta trupore. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa autoritetet për po punojnë për zbardhjen e rastit. /Alsat.mk








