“Zvicra më ofroi të shkoja në Eurovision, dua të përfaqësoj edhe Shqipërinë”, flet këngëtarja Annella Zarina

E lindur në Zvicër por prej vitesh jeton në Danimarkë, Annella Zarina, nga Kosova, është këngëtarja që rrugëtimin në muzikë thotë se e ka nisur herët.

Ajo shpjegoi se nisi të merrej me muzikë në mënyrë që një ditë të bëhej si Britney Spears dhe Christina Aguilera.

“Kam filluar prej se kam qenë 9 vjeçare të shkruaj tekste dhe muzikë, dhe kam dashtë të bëhem muzikante dhe artiste. Mami dhe babi nuk kanë pasur qejf që të bëhesha këngëtare, donin të bëhesha mjeke, ose diçka tjetër. Mu thjesht nuk më shkonte asgjë tjetër sepse e kam pasur pasion, gjithmonë e kam ditur se do të bëhem këngëtare. Dhe duke shkuar në studio që prej moshës 14-vjeçare, duke bërë muzikë dhe shkruar këngë, filluan ta shohin mami dhe babi që di të këndoj. Më thanë që nëse do të bëhesh këngëtare duhet të kryesh shkollën e muzikës, shkova katër vite dhe ia nisa muzikën.”, tha në një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC me moderatorin Alban Musa.

Tutje Zarina deklaroi se merr shpeshherë pyetje që të jetë pjesë e festivaleve shqiptare dhe që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, .

“Më kanë pyetur shqiptarët nëse do të shkoj, për momentin janë duke më pyetur shumë njerëz, do të kishte qenë një nder shumë i madh. Para 4-5 vitesh më pyeti dhe Zvicra por nuk kam patur mundësi, por për momentin do të kisha shumë qejf. Thjesht nuk e kam menduar me shku në Eurovision.”, tha ajo.

Zarina këndon në zhanrin Pop/Elektro-Suing dhe shpjegoi se në Amerikë dhe në Gjermani pëlqehen këngët e saj. Gjithashtau shprehu dëshirë që zhanri në të cilin këndon të përkrahet edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

LEXO EDHE:

Back to top button