Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza

Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi militant është gati për një armëpushim në Gaza ndërsa i kërkon presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump që të ushtrojë presion ndaj Izraelit.

“Hamasi është gati të arrijë një armëpushim në Rripin e Gazës nëse paraqitet një propozim për armëpushim dhe me kusht që ai të respektohet nga Izraeli. Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane dhe Trump që të bëjnë presion ndaj qeverisë izraelite për t’i dhënë fund agresionit”, tha anëtari i byrosë politike të Hamasit, Bassem Naim.

“Hamasi informoi ndërmjetësuesit se është në favor të çdo propozimi që do të çonte në një armëpushim përfundimtar dhe tërheqje ushtarake nga Rripi i Gazës, duke lejuar kthimin e personave të zhvendosur, një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e ndihmës humanitare dhe rindërtimin.”, shtoi ai.

Raundi i fundit i bisedimeve në mes të tetorit nuk prodhoi asnjë marrëveshje pasi Hamasi podhi poshtë një propozim armëpushimi afatshkurtër. Izraeli ka refuzuar më parë disa propozime për armëpushime më të gjata. Mosmarrëveshjet janë përqëndruar në të ardhmen afatgjatë të Hamasit dhe pranisë së Izraelit në Gaza.

Pozicioni i ri i përforcuar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tani që Trump ka fituar presidencën amerikane mund të çojë në intensifikimin e mëtejshëm të luftërave të Izraelit si në Gaza ashtu edhe në Liban – megjithëse Trump ka thënë se dëshiron t’i japë fund të dy konflikteve me shpejtësi.

LEXO EDHE:

Back to top button