Zyrtarja e Policisë së Kosovës vetë-plagoset me armë zyrtare, nisin procedurat penale

Zyrtarja e Policisë së Kosovës vetë-plagoset me armë zyrtare, nisin procedurat penale

Zyrtarja policore Esra Çololar, e angazhuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, është vetë-plagosur aksidentalisht më 1 maj 2025, në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa ishte jashtë detyrës zyrtare.

Incidenti ndodhi në dhomën e gjumit të saj, teksa Çololar ishte duke manipuluar me armën e saj zyrtare të shërbimit, një pistoletë Glock, e cila u shkrep aksidentalisht, duke e plagosur atë në këmbë. Në momentin e ngjarjes, në dhomë ndodhej edhe nëna e saj.

Zyrtares i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar nisjen e një procedure penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi përdorimi i pakujdesshëm i armës ka vënë në rrezik jetën e saj dhe të personave tjerë të pranishëm, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.

LEXO EDHE:

Back to top button