Iraku thyen ‘rekordin e zi’ për nga numri i rasteve të reja me COVID-19 – ALSAT-M
Alsat
16.08.2020 19:46
Një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus u konfirmuan sot në Irak – 4,348, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 176.931, raporton CNN.
75 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirus, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 5.860.
Për momentin Iraku numëron 45,697 raste aktive me Covid-19 dhe gjithsej 125,374 të shëruar.