10.1 milionë euro për fanellën e Majkëll Xhordanit

10.1 milionë euro për fanellën e Majkëll Xhordanit

Mbi dhjetë milionë për një fanellë të veshur nga Michael Jordan dhe është një rekord për një trashëgimi sportive të veshur, deklaroi shtëpia e ankandeve Sotheby’s e cila menaxhoi shitjen. Fanella ‘Last Dance’ u vesh gjatë një prej ndeshjeve finale të NBA në 1998 kur ai ishte anëtar i Chicago Bulls. Kjo është fanella me numër 23, e tërhequr nga ekipi i basketbollit Windy City. Fanella e legjendës së basketbollit amerikan ka kaluar rekordin e mëparshëm pas shitjes së fanellës ‘Hand of God’ të Diego Maradonas, e shitur gjithashtu nga Sotheby’s për 9.3 milionë majin e kaluar. Fanella vlerësohej nga tre deri në pesë milionë dollarë dhe në sektorin e basketbollit theu edhe rekordin e vendosur më parë me Kobe Bryant, kur në majin e kaluar uniforma e tij me Los Angeles Lakers u shit për 3.7 milionë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button