Diplomati maqedonas në pranga, dyshohet për keqpërdorim të imunitetit – këto thuhet të jenë lidhjet e tij me Mijallkov

Derisa është konfirmuar arrestimi i diplomatit maqedonas në Serbi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas raportimeve del të jetë diplomati Mile Milenkoski, tashmë janë bërë të ditura edhe detaje të tjera rreth tij.

Millenkoski dyshohet se është arrestuar pasi ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar kanale diplomatike ka arritur ta lëshojë Armeninë.

Jozyrtarisht mësohet se diplomati Milenkovski ka lidhje farefisnore me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, i cili tashmë është dënuar për një sër veprash penale, ndërkaq aktualisht është në paraburgim.

MPJ e RMV-së, ka thënë se një punonjës në Ministri, që për momentin është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë, më 27 Gusht është arrestuar në Republikën e Serbisë.

“MPJ-ja e Serbisë zyrtarisht ka njoftuar Ambasadën e RMV-së në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka përcaktuar paraburgimin e ekstradimit në bazë të një fletarresti ndërkombëtar për vepër që ngarkohet se e ka bërë gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, njoftojnë nga MPJ-ja.

Sipas MPJ-së, është ngrirë marrëdhënia e punës me të punësuarin e arrestuar, deri në zbardhjen e rastit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button