13.261 raste aktive me Koronavirus në vend

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vena aktualisht ka 13.261 raste aktive me coronavirus, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup-5.869, Tetova-1.057, Kumanova-948, Ohri-663 dhe Struga-662.

Më pak raste aktive me coronavirus ka në Dojran-4, Demir Kapi-4, Pehçevë-12 dhe Demir Hisar-15.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186.549, numri i pacientëve të shëruar është 166.851, numri i vdekjeve është 6.437.

LEXO EDHE:

Back to top button