SHBA: Shtetasit kolumbianë përdorën narkonëndetëset për kokainën

Gjashtë qytetarë kolumbianë u deklaruan fajtorë në gjykatën federale për komplotin për të përdorur narkonëndetëset për të kontrabanduar më shumë se 19 000 kilogramë kokainë të kartelit ”Sinaloa”.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë [DOJ], të pandehurit ishin pjesë e një organizate kriminale që ndërtoi dhe mirëmbante narkonëndetëset e përdorura për të dërguar kokainë nga Kolumbia në oqeanin Paqësor nga anëtarët e kartelit ”Sinaloa” pranë Oaxaca, Meksikë.

Midis korrikut 2015 dhe marsit 2016, tre nëndetëse të grupit u kapën nga hetuesit amerikanë në ujërat ndërkombëtare.

Në total, gati 19 500 kilogramë kokainë u kapën në këto incidente.

Disa persona u arrestuan dhe u ekstraduan në SHBA.

“Pineda-Jimenez është identifikuar dhe pranuar se është kreu i organizatës”, theksoi DOJ.

LEXO EDHE:

Back to top button