20 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 679 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
15 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnjë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 313 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,311 që nga fillimi i epidemisë.








