270 fëmijë janë në listën e pritjes në çerdhet e Tetovës, thotë Vellkovski

270 fëmijë janë në listën e pritjes në çerdhet e Tetovës, thotë Vellkovski

Për shkak të mungesës së punonjësve në çerdhet e vendit si dhe hapësirave, mbi 5000 fëmijë në vend janë në listën e pritjes. Vetëm në çerdhen “Rinia” në Tetovë, numri i fëmijëve që presin për të nisur kujdesin në çerdhe është mbi 250. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Vellkovski, gjatë vizitës në çerdhen “Rinia” në Tetovë, tha se po punohet në drejtim të funksionimit të më shumë çerdheve, të cilat janë gati por për shkak të mungesës së kuadrit deri më tani nuk kanë filluar pranimin e fëmijëve. Vellkovski kërkoi nga çerdhet e vendit, që të kenë durim edhe dy muaj, sepse në kohë zgjedhjesh, nuk është e mundur punësimi i kuadrit të nevojshëm për zgjidhjen e problemit me regjistrimin e fëmijëve.

“Është me rëndësi të theksojmë se momentalisht në vend më se 5000 fëmijë presin për tu regjistruar në çerdhe dhe në të ardhmen gjithsesi se duhet të punojmë në drejtim të kujdesit ndaj gjithë fëmijëve. Vetëm në Tetovë qenkan në pritje mbi 250 fëmijë dhe patjetër këtë ta tejkalojmë me hapjen e objekteve që po përgatiten në kuadër të komunës që ta zgjidhim këtë problem dhe të mos kemi më fëmijë në pritje. Edhe këtu është çerdhja e cila pret personelin sepse nuk janë dhënë pëlqimet për punësime dhe ja kemi objekt të zbrazët dhe nuk mund t’i regjistrojmë këta fëmijë që për fat të keq presin, vetëm sepse nuk ka personel. Këtë duhet ta zgjidhim por ja tani për fat të keq banorët e Tetovës dhe tjerë duhet të presin të kalojnë zgjedhjet që ta hapim këtë çerdhe”, deklaroi Gjoko Vellkovski Ministër i Punës dhe Politikës Sociale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button