3 ton ar rus u fut në Zvicër nga Mbretëria e Bashkuar, nisin hetimet

3 ton ar rus u fut në Zvicër nga Mbretëria e Bashkuar, nisin hetimet

Autoritetet doganore zvicerane po gjurmojnë tre ton ar me origjinë ruse që hynë në Zvicër nga Mbretëria e Bashkuar muajin e kaluar.

Kjo për të vëzhguar shkeljet e mundshme të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë pas luftës së Presidentit, Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Zyrtarët po shqyrtojnë importin e 3.1 ton ar rus në maj, importi i parë që kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Ari është me vlerë 194 milionë franga zvicerane (202 milionë dollarë).

Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare tha se po monitoron vazhdimisht importet e arit nga Rusia, të cilat sipas saj nuk janë plotësisht të ndaluara.

Ajo theksoi se për arsye ligjore nuk mund të thoshte se kush e importoi arin me origjinë ruse nga Mbretëria e Bashkuar.

“Rreth tre ton ar me origjinë nga Rusia dhe me vlerë 202 milionë dollarë u importuan nga Mbretëria e Bashkuar në Zvicër”, tha Zyra Federale duke shtuar se “po kontrollon importet e prekura në lidhje me sanksionet e aplikueshme”.

Zvicra ka miratuar praktikisht të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër kompanive dhe individëve rusë.

Shufrat e arit të prodhuara në Rusi që nga 7 marsi nuk mund të tregtohen në Zvicër, por ato të krijuara më parë mund të tregtohen.

Zvicra ka importuar çdo vit një total prej rreth 270 miliardë frangash zvicerane (280 miliardë dollarë) ar në vitet e fundit.

Nuk ka kufizime tregtare në Zvicër për format e tjera të arit, të tilla si bizhuteri apo monedha.

LEXO EDHE:

Back to top button