39 raste të reja me Kovid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

39 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID. Është ky bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën me dije se në total janë kryer 3400 testime.

Në orët e fundit kanë ndërruar jetë 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

LEXO EDHE:

Back to top button