80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, homazhe në nderim të dëshmorëve të atdheut

80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, homazhe në nderim të dëshmorëve të atdheut

Shqipëria shënon sot 80 vjetorin e çlirimit të vendit nga forcat fashiste italiane dhe naziste gjermane. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, politikanët morën pjesë në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Begaj, kryeministri Edi Rama, krye parlamentarja Elisa Spiropali, krye bashkiaku Erion Veliaj, ministra e deputetë.

Presidenti Bajram Begaj erdhi me një mesazh, “Aspirata e dëshmorëve për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkroi presidenti.

Edhe dita e sotme u shënua me aktivitete përkujtimore nga autoritetet qendrore dhe lokale. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, u pushtua nga forcat gjermane. Qarku i Shkodrës u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button