Ademi, futbollisti i ndeshjes në fitoren e Dinamos ndaj Çellsit
Arian Ademi është shpallur futbollisti më i mirë në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Çellsit. Ademi si kapiten drejtoi “blutë” drejt një fitoreje të bujshme ndaj ish-kampionit të Europës, apo skuadrës me vlerë gati 800 milionë euro.
“Ne treguam se jemi një ekip i fortë. Dihej më parë, por tani e demonstruam kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm mirë me pak gabime. Petkoviç dhe Orsiç ishin fantastikë. Mendoj se e merituam fitoren”, tha mes tjerash Ademi.