30-vjeçari dyshohet se vrau babanë me mbi 30 goditje thike

Prokuroria Themelore ka nisur procedurë hetimore ndaj 30-vjeçarit, i dyshuar për vrasjen e të atit. I dyshuari, akuzohet se më 12 korrik e ka vrarë me paramendim babanë e tij. Sipas Prokurorisë, në shtëpi kishte nisur një grindje dhe një përleshje fizike mes babait dhe nënës së të dyshuarit.

Në atë moment, djali mori një thikë dhe e sulmoi babanë në oborr, duke i shkaktuar mbi 30 goditje në qafë dhe në kraharor. Babai vdiq në vendngjarje. Gjatë procedurës hetimore, prokurori do të ndërmarrë disa veprime për të përcaktuar me saktësi motivet e ngjarjes. Ndaj të dyshuarit do të kryhet edhe ekspertizë psikiatrike. Për ta siguruar praninë e tij gjatë procedurës penale, prokurori ka propozuar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button