A jeni gati për bashkëpunimin e radhës të Ylli Limanit?

Pak ditë më parë, Ylli na ka lënë të kuptojmë se shumë shpejt do publikojë një album (zëra këto të konfirmuara edhe nga burime për “iconstyle.al”), por si duket nuk do jetë vetëm, por me Cricket. Një fanse ka shprehur dëshirën që dy artistët të sjellin një album së bashku dhe ky status nuk i ka shpëtuar Yllit i cili e ka rishpërndarë, duke e shoqëruar me disa pika.

Ndërkohë, së fundmi ai na ka paralajmëruar për një këngë të re që do publikojnë së bashku. Ylli ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihet teksa udhëton me makinë ndërkohë në sfond dëgjohet bashkëpunimi i tyre.

Aq sa dëgjohet në video projekti do jetë në anglisht dhe është një këngë tipike vjeshte. Në fakt, duket se kombinime të tilla (vjeshtë, këngë në anglisht, melankolike) autori i hitit “Engjëj” ja beson vazhdimisht “The cricket”.

Risjellim në kujtesë se ata kanë publikuar edhe dy këngë të tjera më parë të këtij stili të titulluara “Autumn leaves” dhe “Friday night”. Rreth një muaj më parë, Yll Limani publikoi “Buzët e kuqe”, frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Vetë Ylli e ka cilësuar këtë  si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike dhe na vërtetoi se bëri shumë mirë që rrezikoi.

LEXO EDHE:

Back to top button