A ka jetë në Mars?

“A ka jetë në Mars?” është një nga pyetjet që ka bërë shumë studiues të investohen për vite të tëra kërkimore për të gjetur një përgjigje. Një zbulim i ri së fundmi ka nxjerrë në pah se në polin jugor të Planetit të Kuq janë gjetur disa liqene të kripura nën akullnaja. Shkencëtarët besojnë se uji në këto liqene nuk ka ngrirë pavarësisht temperaturave shumë të ulëta për shkak të përqendrimit shumë të lartë të kripës. Anija hapësinore “Mars Express” e cila mban në vëzhgim planetin prej vitit 2005, ka pikasur dhe më herët praninë e këtyre liqeneve në skajin jugor, por ishte ende e paqartë nëse ai ishte i ngrirë apo i lëngshëm. Për ta zbuluar këtë gjë një grup i përbashkët kërkuesish italianë, gjermanë dhe australianë aplikuan një teknikë radio-eko që satelitët rreth Tokës përdorin për të pikasur liqenet nëntokësore të Antarktikës. Ata skanuan disa herë që nga viti 2010-2019 për të publikuar më pas rezultatet në revistën “Nature Astronomy”.

LEXO EDHE:

Back to top button