Këshilli Gjyqësor propozon Kacarskën për gjykatëse të re të Kushtetueses
Dobrilla Kacarska është propozuar për gjykatëse të re të Kushtetueses. Këshilli Gjyqësor unanimisht mbështeti gjykatësen e Penales. Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan pro pa asnjë debat. Kacarskën e propozoi Gordana Spireska, kolege nga njësia e Shkupit. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, theksoi se Kacarska nuk është propozuar për shkak të pazareve partiake-politike në këshill, por sepse ajo është profesioniste.]
“Më shumë gjykatës ishin në opsion, por në fund analiza treguan se megjithatë Dobrilla Kacarska është përpara të tjerëve”, deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor propozimin e dorëzon në Kuvend. Deputetët duhet ta zgjedhin për gjykatëse kushtetuese me shumicë të thjeshtë.
“Pres që të kalojë. Zgjedhim profesionist, e jo person të vendosur politikisht dhe mendoj që do të zgjidhet”, tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kacarska në Gjykatën Kushtetuese duhet të zëvendësojë gjykatësin Vladimir Stojanovski, mandati i të cilit skadoi në prill të këtij viti. Dobrilla Kacarska është bërë e njohur për publikun përmes disa gjykimeve në vitet e fundit. Ajo e dënoi Nikolla Gruevskin në rastin “Tanku”. E gjykoi rastin “Treqind” për prokurimin e automjeteve për policinë. Gjithashtu solli vendime për ndërhyrjen e organizuar në Parlament më 27 Prill, ku i dënoi Mitko Çavkovin, Igor Jug, Aleksandar Vasilevskin – Ninxha dhe të tjerët.
Bojan Stojanovski