Abazoviq takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Dyert e BE-së janë të hapura për Malin e Zi

Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Malin e Zi dhe vendi ynë nuk duhet ta humbasë këtë mundësi, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ai u takua sot në Bruksel me Charles Michelin, President i Këshillit Evropian.

Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se takimi në Bruksel ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jam shumë i kënaqur. Mendoj se të gjithë në Mal të Zi duhet të jenë shumë optimistë, pavarësisht momenteve të vështira në Evropën Lindore, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, mendoj se Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Jam shumë optimist, janë jashtëzakonisht të kënaqur që drejtësia ka filluar të funksionojë në Mal të Zi”, tha ai.

I pari i qeverisë malazeze thotë se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa në Bruksel është folur për infrastrukturën dhe ekonominë.

“Mendoj se ky takim i parë tregoi vetëm atë që kemi ndjerë, pas krijimit të qeverisë së re, se kjo është një mundësi që rrallëherë na vjen dhe se në këtë situatë gjeopolitike në botë mund të shfrytëzojmë mundësinë që Mali i Zi të jetë shumë pozitiv”, tha Abazoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button