Afërdita Dreshaj i bën dedikimin romantik partnerit të saj çek

Tre vite më parë, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl, u bënë kryefjala e mediave për shkak të propozimit super romantik që ky i fundit i bëri partneres. Këngëtarja shqiptare i tha “Po” sportistit dhe tre vite pas kësaj dite speciale në jetën e tyre, po bëhen prindër për herë të parë.

Sot, Afërdita ka rikujtuar në Instagram momentin e bukur të propozimit, duke i bërë edhe një dedikim super romantik Jakub-it.

“Sot tre vite më parë, ti më propozove për martesë. Të dua më shumë se fjalët mund ta tregojnë. Jam gruaja më me fat në botë! Të dua zemra ime (siç do të thoje ti).”- janë fjalët e Afërditës.

Këngëtarja dhe sportisti po presin një bebush, ndërsa më herët ndanë në rrjete sociale festën e bukur ku zbuluan gjininë e foshnjës.

Ata po presin një djalë, ndërsa përgatitjet për të kanë nisur prej kohësh.

LEXO EDHE:

Back to top button