Aksione policore në Maqedoni, kapet gjysmë ton marijuhanë

Policia ka sekuestruar më shumë se gjysmë ton marijuhanë. Në dy aksione të ndara, Ministria e Brendshme njoftoi se ka ndërprerë dy kanale për transportin e drogës në jug të vendit. Në rastin e parë, është zbuluar se skema e transportit ka qenë Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Destinacioni përfundimtar i 424 kilogramëve marihuanë ka qenë Turqia. Analiza e MPB-së ka treguar se nëse droga do të arrinte në Turqi, çmimi i saj në tregun e drogës, do të arrinte 1 milion euro. Një 47-vjeçar nga Shkupi është ndaluar për organizimin e transportit në vendkalimin kufitar me Greqinë ku i është marrë telefoni. Për ta organizuar transportin e drogës para arrestimit ka qenë në Kosovë për t’i dakorduar detajet.

Gjatë ditës së sotme, kundër një personi nga Shkupi do të ngrihet padi penale dhe ai do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake”, tha Toni Angelovski, Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Policia ka ndërprerë edhe një përpjekje tjetër për të kontrabanduar marijuanë në Greqi. Në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Armatën, në një fshat afër kufirit me Greqinë, janë arrestuar dy persona ndërsa u janë gjetur 93 kilogramë kanabis. Para se të ndaloheshin, ata janë përpjekur të ikin.

“Dy persona janë ndaluar. Droga është konfiskuar në afërsi të kufirit jugor në zonën e fshatit Selemri. Gjithashtu, janë realizuar pesë bastisje në komunën e Gjevgjelisë”, pohoi Toni Angelovski, Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme informon se pas konfiskimit në fshatin Selimi, ka vepruar edhe policia greke për ta përcaktuar kanalin për trafikun e drogës.

 

 Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button