Aktori Alain Delon sot feston 87-vjetorin

Aktori Alain Delon sot feston 87-vjetorin

Alain Delon njihet si një nga aktorët më të shquar të Evropës. Fëmijëria e tij nuk është e lehtë: është braktisur që katër vjeç nga prindërit e sapo divorcuar. Një plagë që shënjon aktorin, i cili ka patur një adoleshencë jo të qetë.

Delon entuziazmoi me filma si “Tulipani i Zi” e “Zorro”, duke ushqyer një pasion sekret për kinemanë autor. Gjatë karrierës së tij, Delon punoi me shumë regjisorë të njohur, duke përfshirë Luchino Visconti, Michelangelo Antonioni e shumë të tjerë. Jeta private e tij karakterizohet nga dashuri të çmendura, tetë fëmijë, pasione për kuajt e garës, boksin dhe kumarin.

Sot Alain Delon, është bashkuar me djalin e madh Anthony dhe i ka dhuruar miqve të tij pjesën më të madhe të objekteve që simbolizonin vlerësimet që ka fituar gjatë karrierës kinematografike.

Delon ka shitur pjesën më të madhe të pasurisë, ai jeton në vetmi mes Zvicrës dhe Francës, ku ka varrosur 45 qentë e tij dhe ka përgatitur vendin, ku do të prehet për në udhëtimin e fundit dhe ku miqtë e tij mund ta vizitojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button