Aktori me origjinë shqiptare “bashkohet” me aktoren turke

Dy aktorët më të komentuar në Turqi, Can Yaman dhe Hande Erçel do të bëhen bashkë për një serial të ri.  Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat raportojnë se dy aktorët janë pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+ që do të titullohet “El Turco”.

Vetëm pagesa e Yaman për këtë serial shkon deri në 850 mijë euro për episod. Seriali do të xhirohet në Itali dhe në krah të tij përflitet se do të jetë edhe Hande Erçel.

Aktualisht Can dhe Hande rezultojnë të jenë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në Turqi. Can u bë shumë i njohur me rolin e tij në serialin “Erkenci kus” ndërsa Hande me rolin e Edës në “Dashuria është në ajër”.

LEXO EDHE:

Back to top button