Albina dhe Familja Kelmendi përfaqëson Shqipërinë në Evrovizion

Albina dhe Familja Kelmendi përfaqëson Shqipërinë në Evrovizion

" "

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion 2023.

Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Evropës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do t’ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, ju falënderoj shumë”, tha Albina e emocionuar.

Evrovizion 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi garën e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. /RTSH

LEXO EDHE:

Back to top button