Alkaloid, investim i ri prej 1,3 milion euro

Alkaloid, investim i ri prej 1,3 milion euro

Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka lëshuar në përdorim një investim të ri që kap shumën prej 1,3 milionë euro. Bëhet fjalë për një magazinë për ruajtje të lëndëve të para farmaceutike dhe ambalazhim në përputhje me rekomandimet dhe rregulloren ligjore për ruajtjen e produkteve farmaceutike dhe sistemin e cilësisë farmaceutike. Siç bëjnë të ditur nga Alkaloidi, objekti i ri ka sipërfaqe prej 1.620 m2 dhe përfshinë: hapësirën e magazinës për lëndët e para farmaceutike, bodrume të pajisura me dhoma të veçanta ftohjeje të destinuara për lëndë të para që kërkojnë kushte të veçanta ruajtjeje, temperaturë dhe lagështi, ambiente administrative dhe kati teknik. Dorëzimin zyrtar të këtij investimi në vlerë prej 1,3 milionë eurosh e bënë drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov dhe drejtori i Logjistikës dhe Depove, Zoran Kostovski në prani të punëtorëve dhe anëtarëve të organeve drejtuese të kompanisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button