Alsat: Familja Rashkovski do të ndërtojë pallat luksoz në fshatin Pobozhje

Në shpatet e malit të Karadakut, 20 kilometra nga qendra e qytetit, gjendet edhe lagjja Pobozhje. Një pallat luksoz do të ndërtohet nga familja e Dragi Rashkovskit, ish Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, tani Sekretar për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë. Investitorët e shtëpisë super të rehatshme, janë dy fëmijët e tij të mitur. Kështu duket hapësira në “Google Maps”. Por, në Pobozhje situata është krejt tjetër. Parcela tashmë është rrafshuar, edhe atë në sipërfaqe prej disa mijëra metrash katrorë. Në terren ka edhe dy ekskavatorë.

“Në këtë parcelë pas meje, sipas listës së pasurisë, kishte një uikend shtëpi me rreth 60 metra katrorë. Tani hapësira është rrafshuar. Sipas informacionit tonë dhe projektit që do të ndërtohet këtu, ajo është një shtëpi me mbi tetëqind metra katrorë sipërfaqe neto”.

Projekti i madh i ndërtimit në të cilin patëm qasje, parashikon një objekt banimi, pishinë, palestër, dhomë bilardo.

Hapësira është pastruar. Pemët përreth parcelës janë prerë. Në pronë, si pronarë qëndrojnë fëmijët e Rashkovskit. Por, ai vetë zotëron 11 mijë metra katrorë tokë bujqësore në Pobozhje. Ai e futi atë në listën anketuese pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Por, kjo pronë nuk ishte në listën anketuese të mëparshme, kur ai u bë Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë. Ai më pas e bleu atë për gati 100 mijë euro. Komisioni Kundër Korrupsionit, gjithashtu heton se sa fiton dhe sa shpenzon.

Nëse gjejmë një dallim në pronën e raportuar, dhe të ardhurat mujore që i ka, ky është ligji ynë, shkojmë një hap më tej për të shqyrtuar pronën dhe pastaj përfshihen institucionet e tjera – deklaroi Biljana Ivanovska – kryetare e KSHKP-së.

Alsat kërkoi qëndrim nga Dragi Rashkovski, për pallatin luksoz. Ne i dërguam mesazh, për qëndrim. Nuk morëm përgjigje.

Të dëgjohemi për një qëndrim mbi objektin që e ndërtoni në Pobozhje, duke pasur parasysh që ke dorëzuar kërkesën për leje ndërtimi në komunën e Çuçer Sandevës – thuhet në mesazhin për Dragi Rashkovskin.

Në Çuçer Sandevë, sektori i Urbanizmit konfirmoi kanë marrë kërkesë për leje ndërtimi në emër të fëmijëve të tij. Dokumenti mbërriti një ditë më parë dhe është regjistruar në arkiv. Nga Komuna shpjeguan se për pallatin mbi 800 metra katrorë, Rashkovski do të duhet të paguajë 10 euro për metër katror, ose mbi tetë mijë euro për shërbimet komunale. Megjithëse hapësira evidentohej si tokë bujqësore, e vendosur në lagje, dhe me kërkesën për ndërtim, thonë nga komuna, ka marrë statusin e tokës ndërtimore.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button