Ambasadori rus në Maqedoni: Vaksina është absolutisht e sigurt dhe efikase

Kemi bashkëpunim konstruktiv me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin edhe në sfera tjera, këtë e deklaroi fillimisht ambasadori rus Sergej Bazdnikin gjatë pranim-dorëzimi të vaksinave ruse në Aeroportin e Shkupit, transmeton Alsat.

“Jam i sigurt se kjo do të jetë me rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe kthimin e ekonomisë maqedonase në trajektoren e rritjes. Ne gjithmonë jemi të gatshëm t`i ndihmojmë qytetarëve maqedonas, me të cilët gëzojmë traditë shekullore të miqësisë, dhe ndajmë vlera të përbashkëta”, tha ambasadori Bazdnikin.

Ambasadori rus tha se vaksina është absolutisht e sigurt dhe efikase për mbrojtje nga sëmundja Covid-19.

“Përfshi Maqedoninë e Veriut, vaksina është regjistruar në 46 vende në botë, përfshi edhe vende të BE-së”, tha mes tjerash Bazdnikin.

Ndryshe, vendi sot ka pranuar 3 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V nga gjithsej 200 mijë doza që janë siguruar nga Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button