Angelina Jolie shiti një nga dhuratat më të shtrenjta nga Brad Pitt

Angelina Jolie ka shitur një nga dhuratat më të shtrenjta që Brad Pitt i ka bërë vite më parë gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie. Aktorja ka nxjerrë në ankand një pikturë të Winston Churchill, “Kulla e xhamisë Koutoubia” dhe e ka shitur për një shifër rekord, plot 11.5 milionë dollarë.

Pitt ja dhuroi Jolie pikturën në vitin 2011-të dhe asokohe ai e bleu për 2.95 milionë dollarë. Sipas mediave të huaja, piktura u ble nga një belg misterioz në ankandin e “Modern British Art Evening Sale” në Londër. I njëjti person bleu edhe 2 piktura të tjera nga Churchill.

“The Tower of Koutoubia Mosque,”  a gift for former US President Franklin D. Roosevelt, was the only painting Churchill made during World War II. The work is now the most expensive Churchill painting to sell at auction.

Piktura u shit përmes koleksionit familjar Jolie, ndërkohë që përfaqësuesit e aktores nuk kanë treguar ende arsyen që e shtynë atë të shiste një pikturë me kaq vlerë. Megjithatë vlen të theksohet se Pitt ka qenë një partner shumë romantik dhe e ka ditur çfarë dhuratash t’i bëjë Jolie.

Disa burime kanë treguar më herët se roli i Pitt në filmin e Quentin Tarantino për Luftën e Dytë Botërore, zgjoi tek ai interesin për punën e Churchill. Madje thuhet se ai dhe Jolie kanë vizituar më herët Dhomat e luftës së Churchill në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një turi privat.

Piktura “Kulla e xhamisë Koutoubia” ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. Si fillim ajo iu dhurua Franklin D. Roosevelt, i cili ja dha më pas të birit të tij. Ky i fundit e shiti te një koleksionues në vitin 1950, më pas tek një producent filmash, derisa përfundoi në duart e Jolie dhe Pitt.

LEXO EDHE:

Back to top button