Arbana dhe Eduarti u bënë sërish prindër, Xhemi nuk e la Diellin pa dhuratë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan ditën e sotme me një djalë. Regjisori i njohur e dha vetë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një foto duke mbajtur të voglin në krahë shoqëruar me mbishkrimin: “Lindi Dielli”.

Menjëherë vërshuan urimet për vogëlushin, por mes tyre veçonte ai i Xhemi Shehut. “Babi Edi qoftë me jetë të gjatë e të lumtur gjithmonë pranë jush. Ju dua shumë!”, komentoi moderatorja.

 

View this post on Instagram

 

Lindi Dielli ☀️

A post shared by Eduart Grishaj (@eduartgrishaj) on

Por sigurisht ajo nuk kishte si ta mbyllte thjesht me një urim, sepse ka nxituar menjëherë për në maternitet për t’i dhënë dhuratën e parë Diellit. Xhemi ka postuar në Instagram një foto duke pozuar përkrah një arushi gjigant për t’i uruar mirëseardhjen të voglit të Arbanës dhe Eduartit.

“Me Luken drejt Diellit”, ka shkruar Xhemi.

 

View this post on Instagram

 

Me Luken drejt Diellit 🌸💝🤗🌸 @arbanao @eduartgrishaj

A post shared by 𝘟𝘩𝘦𝘮𝘪 𝘚𝘩𝘦𝘩𝘶 (@xhemishehu_) on

Duke pasur të gjithë parasysh lidhjen e fortë miqësore që ajo ka me Arbanën, disa nga ndjekësit i kanë uruar “teze Xhemit” jetë të gjatë për “nipin”. Kujtojmë se Osmani është nënë edhe e një djali tjetër të quajtur Jon, i cili ka ardhur në jetë 5 vite më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button