Atletet e Billie Eilish po çmendin rrjetin: Po ju me çfarë ngjyre i shihni?

Pesë vjet pasi “The dress” i bëri të gjithë të vinin në dyshim atë që shihnin, Billie Eilish po bën sërish lëmsh internetin. Këtë herë, nuk është një fustan që po bën xhiron e rrjetit, por janë një palë atlete për të cilat këngëtarja “No Time to Die” ngul këmbë se janë me një ngjyrë të caktuar.

Ajo postoi më  17 tetor  në Instagram një foto ku shiheshin një palë atlete Nike Air. Ajo bëri shaka se babai i saj pretendonte se atletet ishin “rozë dhe të bardhë”, kur padyshim, sipas saj nuk ishin.

Ku qëndron problemi këtu? Epo shumë ndjekës mendojnë si babai i Billie dhe kjo gjë po ‘e çmend’ këngëtaren.

“Jo ju thoni që atletet janë ngjyrë rozë dhe të bardhë!”, shkroi  Billie një video ku shfaqej e habitur.

Fituesja e Grammy ka prova se atletet nuk janë me të vërtetë rozë dhe të bardhë. Ajo tregoi një foto të tyre, dhe është e qartë se ato në të vërtetë janë nenexhik dhe të bardha.

Përveç atleteve, 18-vjeçarja po ashtu u përfshi në një debat për “The Dress”. Memeja e vitit 2015 bëri xhiron e rrjetit asokohe sepse askush nuk ishte i sigurt nëse veshja ishte blu dhe e zezë, apo e bardhë dhe gold.

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm,” deklaroi Billie në Instagram Story të saj, “është blu dhe gold”.

LEXO EDHE:

Back to top button