Elvana Gjata ia bën një urim të gjatë Valdrin Sahitit që e konsideron vëlla

Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka munguar edhe në muzikë.

Një përjashtim këngëtarja e ka bërë ditën e sotme, pasi miku i saj më i mirë Valdrin Sahiti feston ditëlindjen dhe kurrsesi nuk mund të mungonte një urim nga motra e tij.

Jo vetëm kaq, por siç ka treguar edhe vetë Elvana, nuk ka bërë asnjëherë urim kaq të gjatë për dikë. Ajo ka ndarë në Instagram disa video nga momentet e tyre më të veçanta dhe funny, teksa shkruan:

“Drinki, s’e kam bërë ndonjëherë urimin kaq të gjatë, por ça të bëj! Një shok të ngushtë kam unë, jo siç ke ti 100! Je krenari e krejt Shqiptarisë. Personi më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e radhës. E sheh? Je frymëzim i vëretët për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd. Zoti të dhëntë shëndet e jetë! Sot ne festojmë për ty, Drinki! Gëzuar ditëlindjen! Motra e vogël të do shumë.”

Fjalë më të bukura se këto për të përshkruar miqësinë e tyre të veçantë  nuk mund të kishte gjetur.

 

LEXO EDHE:

Back to top button