Arrestohen tre persona, dyshohen për vjedhje

Gjatë ditës së djeshme (03.11.2020) zyrtarë policorë nga Stacioni Policor-Petrovec kanë arrestuar tre persona D.A. 23 vjeç, V.Z. 20 vjeç dhe H.D. 18 që të tre nga Shkupi. Arrestimi i personave të lartpërmendur ka ardhur menjëherë pas denoncimit se në fshatin Petrovec të Shkupit është kryer një vjedhje e rëndë në një shitore. Policia ka konfiskuar edhe makinën Opel Tigra me të cilën kanë qenë duke lëvizur të arrestuarit. Gjatë bastisjes së makinës janë gjetur mjete dhe materiale që janë pjesë e veprës penale për të cilën akuzohen personat në fjalë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngritën padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button