ASH-AAA-ka apelojnë te faktori ndërkombëtar për korrupsionin në vend  

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i apelojnë  faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion strukturave qeveritare, që luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ta fillojnë nga kokat e policisë, prokurorisë e gjyqësisë. Në reagimin për skandalin me pasaportat, koalicioni opozitar akuzon krerë të policisë, gjykatës dhe prokurorë se janë të korruptuar dhe i mbrojnë bandat kriminele.


Kokat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vetë në krim e korrupsion, prandaj nuk mundet shteti edhe pse është anëtare e NATO-së ta pastrojë veten nga këto grupe që operojnë në shoqërinë tonë dhe bëjnë veprime kriminale, me çka e cenojnë sigurinë e qytetarëve të pafajshëm të vendit tonë… Për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pak ka rëndësi nëse pasaportat janë dhënë në kohën e LSDM-së ashtu siç thotë Mickoski, ose në kohën e VMRO-së siç thotë Zaevi, por një gjë është e sigurt se BDI ka qenë aty gjatë gjithë kohës për t’ju dhënë pasaporta kriminelëve kurse shqiptarët i ka lënë pa shtetësi- deklaratë Bujare Abazi, ASH AAA.

LEXO EDHE:

Back to top button