Asnjë kallëzim penal për prokurorin dhunues, Prokuroria: S’ka bazë për procedurë disiplinore

Prokuroria pohon se policia deri tek ta nuk ka dërguar asnjë njoftim as kallëzim penal kundër prokurorit nga Prokuroria e Shkupit i cili sulmoi fizikisht një grua më 10 mars. Prokuroria pohon për Alsat se nga Ministria e Brendshme gojarisht është informuar se 40-vjeçarja që u rrah ka paraqitur vetëm një ankesë, por asnjë raport në polici. Për më tepër, Ministria e Brendshme informoi se kundër prokurorit nuk është ngritur asnjë procedurë për kundërvajtje dhe për këtë arsye nuk ka pasur arsye që prokurori të mbante përgjegjësi.

Sa u përket arsyeve për përgjegjësi disiplinore të prokurorit publik, deri më tani nuk ka asnjë bazë për fillimin e procedurave disiplinore – njoftojnë nga Prokuroria.

Bëmë kontroll të pretendimeve të prokurorisë. Pyetëm në polici nëse për ngjarjen e 10 marsit kanë marrë vetëm ankesë apo denoncim. Ministria e Brendshme, kundër Prokurorisë.

Për rastin në fjalë janë evidentuar gjithsej tre denoncime dhe për secilin prej tyre nga ana e policive nga Njësia për Punë të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet në përputhje me autorizimet, është zhvilluar bisedë me të gjitha palët të përfshirë në ngjarje, për çka është përgatitur edhe material zyrtar dhe bazuar në rregulloret pozitive ligjore, po ndërmerren veprimet e duhura -thonë nga MPB-ja.

Policia thotë se po vepron lidhur me rastin. Madje e kanë mësuar gruan e rrahur se mund ta paditë prokurorin që e sulmoi në procedurë civile. Se gruaja në fjalë ka denoncuar dhunë në polici e jo vetëm ka bërë ankesë, siç thonë ata nga Prokuroria, dëshmon edhe ekstrakti nga ngjarjet e regjistruara të 10 marsit.

Sipas denoncimit të denoncueses, M.M. së pari ka filluar përplasja verbale me të, pas çka e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar atë dhe burrin e saj. Personat janë marrë në pyetje në stacionin policor. Punohet në zbardhjen e rastit – njoftojnë nga MPB-ja.

Arsyeja pse u sulmua 40-vjeçarja nga Shkupi është nipi i saj i mitur. Më 10 mars, punonjësit socialë e kanë thirrur atë, duke i thënë se fëmija është vetëm në shtëpi pa kujdes prindëror. Babai nuk ka qenë shtëpi ndërsa nëna i ka vdekur. Por babai ka arritur me dy avokatë, ndërsa është paraqitur edhe prokurori i cili e ka sulmuar fizikisht gruan në fjalë e cila nuk e ka parë nipin që nga kjo ngjarje. Prokuroria nuk do të fillojë procedime disiplinore kundër prokurorit, megjithëse ministri i drejtësisë ka kërkuar të zbardhet rasti. Ndryshe, kritika ndaj prokurorisë kanë arritur edhe nga Departamenti i Shtetit, i cili në raport theksoi se prokurorët nuk mbajnë përgjegjësi për hetimet e gjata që zvarriten për vite me radhë.

Bojan Stojanovski

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button