AUV: Mbi 130 shpendë të ngordhur në 3 ditët e fundit, 56 persona të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor
Gazetare: Amila Rashiti
Vetëm për 3 ditë, qytetarët kanë raportuar për mbi 130 shpendë të ngordhur njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Por, shumica e shpendëve nuk kanë qenë të përshtatshme për testime laboratorike për praninë e virusit të Nilit Perëndimorë. Deri më tani prania e virusit është konfirmuar te 3 shpendë. Ditë më parë autoritetet thanë se testimet do të bëhen kryesisht jashtë Shkupit.
Ndërkaq numri i personave të prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor ka mbërritur në 56. Nga të gjitha rastet, 52 konsiderohen të konfirmuara ndërsa katër si raste të dyshimta. 54 të prekur janë nga Shkupi ndrërsa nga një rast janë regjistruar në Kumanovë dhe Veles. 44 pacientë janë meshkuj dhe 12 femra.
Tabela me moshën e të pacientëve me Ethet e Nilit Perëndimor:

- Mosha mesatare – 65,8 vjeç
Mosha mesatare e pacientëve të prekur me ethet e Nilit Perëndimorë është 65,8 vjeç. Te të gjitha rastet e regjistruara janë persona te të cilët është regjistruar sëmundje neuroinvazive dhe të gjithë kanë qenë të hospitalizuar.
Numri më i lartë i rasteve është në Komunën e Kisella Vodës, veçanërisht në vendbanimin Draçevë, si dhe në Komunën e Gazi Babës.
Nga ethet e Nilit Perëndimor që nga fillimi i epidemisë, jetën e humbën 7 persona. Nga Instituti për Shëndet Publik u bënë thirrje qytetarëv që të respektojnë masat mbrojtëse./Alsat.mk.








