Azar: Shpërndarja e vaksinës, një “sfidë unike”

Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar vlerësoi përpjekjet e Pfizer për kërkime me kohë rekord dhe gjetjen e një vaksine më shumë se 90% efektive por pranoi se kanë para “sfida unike” për shpërndarjen e vaksinës.

“Vaksina Pfizer paraqet sfida unike për të cilat ne, ushtria, Pfizer, dhe kanali i shpërndarjes, jemi duke punuar me guvernatorët tanë,” tha Azar gjatë një interviste të premten në Fox Business News.

“Vaksina Pfizer kërkon ruajtje në ambiente shumë të ftohta, ajo gjithashtu do të vijë në sasi të mëdha.”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse vendi duhej të mbyllej tani që ka një rritje të rasteve me Covid-19, Azar tha se nuk besonte se kjo ishte mënyra më e mirë për ta luftuar pandeminë.

Kujtojmë se kompania farmaceutike Pfizer deklaroi më herët se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.

LEXO EDHE:

Back to top button