Babai i jep Bebe Rexhës “leksione”, këngëtarja e filmon dhe e publikon


Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se ka një baba mjaft kritik ndaj punës dhe imazhit të saj.

Këngëtarja shqiptare nuk ka mbështetjen e të atit në të gjitha ato herët kur i është dashur të zhvishet për ndonjë klip ose koncert. Në një video të fundit që ajo e ka publikuar, dëgjohen kritikat e të atit i cili i tërheq vëmendjen për të qenit seksi.

“Ti mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klas dhe të tregohesh e zgjuar… dhe gjithçka që dëshiron të bësh, bisedo më nënën tënde. Nëna jote është shumë …”, dëgjohet në videon e publikuar nga Bebe.

“Ngrini volumin dhe ju lutem prisni fundin. Babai po më jep leksione në Facetime”, shkruan këngëtarja.

Bebe ka treguar edhe herë të tjera mesazhe dhe komente të të atit Flamur Rexha, i cili ndër shumë kritikat i ka thënë të bijës: “Mjaft postove pornografi”.

Ajo madje qëndronte javë të tëra pa folur me të atin. Disa prej fansave të këngëtares nisën që të shanin të atin e saj përmes komenteve online, por Bebe reagoi duke thënë se, nuk i pëlqejnë aspak komentet kundër tij.

LEXO EDHE:

Back to top button