Nëna e Kim Kardashian e shiti shtëpinë luksoze për 15 milionë dollarë


Miliarderja e famshms, Kris Jenner, ka arritur të shesê shtëpinë që e bleu pēr 9.9 milionë dollarë për 15 milionë dollarë. Shtëpia iu shit Katharina Harf e kompanisë, Coty Inc, e cila e bleu jashtë tregut. Coty Inc. është e njëjta kompani që bleu një shumicë të aksioneve në kompaninë kozmetike të Kylie Jenner-it për 600 milionë dollarë – dhe e bëri atë miliardere.

Shtëpia ndodhet në Hidden Hills, është prej 9400 metrash katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete. Harf do të ketë komshinj edhe Kanye West me Kim Kardashian.

LEXO EDHE:

Back to top button