Banka Botërore: Maqedonia, rritje prej 2,4%

Banka Botërore: Maqedonia, rritje prej 2,4%

Ekonomia e Maqedonisë do të shënojë rritje prej 2,4 %, vlerëson Banka Botërore në raportin e fundit për politikat ekonomike globale. Këtë vit, sipas analizës, Maqedonia dhe Serbia do të kenë rritjen më të dobët ekonomike në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kosova me rritje prej 3.7 % dhe Mali i Zi me rritje prej 3.4 % do të jenë liderë në rajon. Sipas Bankës Botërore, efektet e luftës në Ukrainë, konsumi më i ulët dhe kërkesa më e dobët në Eurozonë janë gjithashtu faktorë kyç për rritjen më të dobët të ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button